**Infeksionet e përsëritura të mushkërive kërkojnë hulumtim më të thellë dhe nuk duhet të trajtohen gjithmonë vetëm me antibiotikë.**
Kur një person ka pneumoni ose infeksione të përsëritura, duhet të pyesim:
**“Pse po ndodh kjo?”**
Në varësi të historisë dhe simptomave, mjeku mund të kërkojë:
**Radiografi të toraksit** – për të parë nëse ka ndryshime të vazhdueshme ose nëse infeksionet përsëriten në të njëjtën zonë.
**CT të toraksit** – veçanërisht kur dyshohet për bronkiektazi, ndryshime strukturore ose një problem tjetër pulmonar.
**Spirometri** – për të kërkuar sëmundje si astma ose COPD.
**Analiza të gjakut** – sipas rastit, për shenja inflamacioni dhe për të vlerësuar faktorë të tjerë që mund të favorizojnë infeksionet.
**Ekzaminim/kulturë të sputumit** – në pacientët me gëlbazë të përsëritur ose infeksione të caktuara.
**Vlerësim të imunitetit** – kur historia sugjeron infeksione të pazakonta ose tepër të shpeshta.
**Vlerësim për aspirim/refluks** – kur ekziston dyshimi se ushqimi, lëngjet ose përmbajtja e stomakut po kalojnë në rrugët e frymëmarrjes.
Në raste të zgjedhura mund të nevojiten edhe ekzaminime të tjera, përfshirë bronkoskopinë.
**Jo çdo pacient ka nevojë për të gjitha këto analiza.** Hetimi duhet të përshtatet me moshën, simptomat, historinë e infeksioneve dhe gjetjet në ekzaminime.
Kollitja me gjak është një simptomë që duhet trajtuar me kujdes. Prandaj, do t’ju tregoj se ne cilat raste duhet të lajmëroheni te mjeku.
Kollitja me sekret dhe me fije gjaku
- Nëse ngjyra e gjakut shkon duke u pakësuar dhe zbehur sa herë që kollitni, është pëlcitje e endëve të gjakut nga kollitja e shpeshtë dhe nuk është shqetësuese.
- Nëse sasia e gjakut nuk zvogëlohet dhe ngjyra vazhdon të jetë e kuqe e çelët, duhet të paraqiteni te mjeku.
Nëse sekreti është tërësisht i kuq: lajmërohuni menjëherë tek mjeku më i afërt.
Ekspektorimi i gjakut të freskët në mënyrë të shpeshtë dhe në sasi të madhe është emergjence mjekesore!
Në rastet me kur ka kollitje në sasi të pakët të gjakut, duhet ndërprerë konsumimi i ushqimeve dhe lëngjeve të nxehta.
Aspirina , antikoagulantët mund të ndërpriten përkohësisht derisa të sqarohet natyra e gjakderdhjes.
Kanceri i mushkërive është njëri prej llojeve më të shpeshta dhe më vdekjeprurëse.
Njëra nga arsyet është që sëmundja di të jetë shumë tinëzare. Ka raste pa simptoma fare. Ka raste veç me një kollitje. Prandaj, është e rëndësishme që simptomat, si një kollitje që zgjat mbi 1 muaj, të mos neglizhohen.
Kollitja me gjak eshte simptome serioze, sidomos kur ngjyra eshte e kuqe e çelët. Lajmerohuni te mjeku. Ne nderkohe mos konsumoni ushqime e lengje te nxehta,nese keni aspirine nderpriteni.
Kolla që vazhdon për më shumë se 8 javë konsiderohet kollë kronike dhe nuk duhet neglizhuar, veçanërisht kur vazhdon pavarësisht trajtimeve të zakonshme.
Shkaqet mund të jenë të ndryshme, duke përfshirë astmën, sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (SPOK), refluksin gastroezofageal, sëmundjet intersticiale të mushkërive, tuberkulozin dhe, më rrallë, sëmundje më serioze si kanceri i mushkërive.
Një vlerësim i specializuar pulmologjik ndihmon në identifikimin e shkakut të kollës dhe përcaktimin e ekzaminimeve apo trajtimit të nevojshëm.
Nëse kolla juaj nuk po kalon, mos e konsideroni automatikisht si pasojë të një viroze. Konsultohuni me mjekun për një vlerësim të plotë.
https://www.facebook.com/share/r/1csJToBnqi/
Janë të shpeshta ekspozimet ndaj substancave kimike në shtëpi apo punë., zakonisht në ambiente të mbyllura dhe të ngushta, ku nuk ka qarkullim të ajrit. Këto substanca depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes duke shkaktuar inflamacion dhe ( varësisht nga substanca) mund të depërtojë edhe në qarkullimin e gjakut duke përkeqësuar gjendjen e përgjithshme të organizmit.
Salbutamoli nuk rekomandohet më si trajtimi i vetëm për shumicën e të rriturve me astmë.
Astma është sëmundje inflamatore – lehtësimi i simptomave nuk mjafton; duhet trajtuar edhe inflamacioni.
Trajtimi i preferuar është inhalatori me kortikosteroid në dozë të ulët + formoterol, i cili lehtëson simptomat dhe ul rrezikun e krizave.
Nëse përdoret salbutamoli, ai duhet të shoqërohet me një kortikosteroid të inhaluar (ICS).
Përdorimi i shpeshtë i salbutamolit është shenjë e kontrollit jo të mirë të astmës dhe rrit rrezikun për kriza të rënda.
Për astmën e rëndë, ekzistojnë terapi biologjike, të cilat mund të përmirësojnë ndjeshëm kontrollin e sëmundjes tek pacientët e përzgjedhur.
Data 1 gusht shënohet si Dita Botërore e Kancerit të mushkerive.
Në këtë ditë rëndësi i kushtojmë vetëdijësimit për këtë sëmundje, parandalimit, zbulimit të hershëm, trajtimit me kohë dhe shpresës.
Është një nga llojet që shfaqen më së shpeshti dhe është një nga më vdekjeprurësit.
Faktorë rreziku janë duhani, rrezatimi radioaktiv, ekspozimi ndaj azbestit ,radonit etj.
Paraqitet edhe tek joduhanpirësit.
Mos i injoroni simptomat si :
-Kollitje që zgjatë mbi 3 javë,
-Kollitjes me gjak,
-Dhembjes së krahërorit,
- Humbjes së pashpjegueshme të peshës.
Megjithëse nuk do të thotë patjetër kancer, këto simptoma duhet hulumtuar.
Në vendet e zhvilluara, programet e zbulimit të hershëm përfshijnë bërjen e CT-së me dozë të ultë të rrezatimit për personat me faktorë rreziku:
- Personat e moshës 50 deri 80 vjeç,
- Personat që konsumojnë duhan së paku 20 vite nga 1 pako në ditë etj.
Trajtimi varet nga gjendja e përgjithshme e pacientit, lloji i kancerit, stadi etj. Mund të jetë kirurgjik, me kimioterapi, radioterapi, imunoterapi apo kombinim të këtyre llojeve.
Për pacientët me këtë sëmundje ka shpresë. Zbulimi i hershëm, trajtimi me kohë dhe hyrja në përdorim medikamenteve të reja kanë sjellur rezultate: kemi më shumë raste të remisionit, zgjatjes së jetës, përmirësimit të jetesës sesa më parë.
Prania e lëngut në mushkëri shpesh zbulohet rastësisht në rëntgen.
Në këto raste, është me rëndësi të gjendet shkaku.
Me një eko të kafazit të kraharorit, një procedurë e lehtë dhe pa rrezatim, e zbulojmë edhe sasinë më të vogël të lëngut dhe, në mënyrë të sigurt, mund ta largojmë me punksion. Pastaj, lëngu i marrë me shiringë dërgohet për analiza.
Gjetja e shkakut të efuzionit pleural është qëllimi kryesor, sepse ajo e përcakton edhe trajtimin.
Dr. Astrit Mucaj, Pulmolog
Life Clinic, Prishtinë
+383 48 323 130
**Kolla që zgjat mbi 3 javë nuk duhet thjesht të injorohet. **
Ndonjëherë shkaku është i thjeshtë, si një infeksion i zgjatur, alergjia apo rrjedhja e sekrecioneve nga hunda. Por një kollë e zgjatur mund të lidhet edhe me astmën, refluksin, sëmundje të mushkërive apo shkaqe të tjera që kërkojnë vlerësim.
Nëse kolla juaj ka zgjatur **më shumë se 3 javë**, ia vlen të kërkohet shkaku dhe të mos mbështeteni vetëm te shurupet apo antibiotikët.
**Një kollë e zgjatur nuk është gjithmonë diçka serioze — por është një simptomë që meriton të dëgjohet.**
Për konsultë pulmonologjike, më shkruani në mesazh.
Dr.Astrit Muçaj, Pulmolog
+38348323130
**Tuberkulozi në Kosovë është më i shpeshtë sesa që mendoni.**
Është një infeksion që mund të zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë dëmtime afatgjata në mushkëri.
Por lajmi i mirë është se **tuberkulozi trajtohet dhe shërohet**, nëse terapia merret rregullisht dhe sipas udhëzimeve.
**Terapia për tuberkuloz ofrohet falas në Kosovë.**
Njohja e simptomave dhe diagnostikimi i hershëm janë shumë të rëndësishëm
**Efektet e dëmshme të cigareve elektronike**
Ndonëse përmbajnë më pak kimikate të dëmshme se cigaret e zakonshme, ato nuk janë pa efekte në shëndet.
Viteve të fundit është shtuar përdorimi i tyre, sidomos tek të rinjtë, adoleshentët dhe tek ata që tentojnë ta lënë duhanin.
Me kalimin e kohës, efektet e dëmshme të cigareve elektronike po dalin në pah. Ato përmbajnë nikotinë dhe disa substanca të tjera kimike, të cilat irritojnë rrugët e frymëmarrjes.
Efektet e varësisë që jep nikotina tashmë dihen. “Vejpat” kanë efekt edhe në zemër. Prandaj kujdes me to!
Dr.Astrit Muçaj ,Pulmolog