Dr. Astrit Muçaj – Pulmolog
Mjek specialist i Pulmologjisë, i përkushtuar në diagnostikimin, trajtimin dhe monitorimin e sëmundjeve të mushkërive dhe sistemit respirator.
Qasja ime bazohet në një vlerësim të kujdesshëm të çdo pacienti, diagnostikim të saktë dhe një plan trajtimi të përshtatur sipas nevojave individuale.
Qëllimi: frymëmarrje më e mirë, shëndet më i mirë dhe cilësi më e mirë e jetës.
Biografia e Dr. Astrit Muçaj
Dr. Astrit Muçaj lindi në vitin 1990 në Suharekë. Ai është një mjek i diplomuar dhe specialist në fushën e pulmonologjisë, me një angazhim të gjatë në sektorin publik të shëndetësisë në Kosovë.
Edukimi dhe Arsimi
Kreu shkollën e mesme në shkollën "Jeta e Re" në Suharekë, në fushën e shkencave natyrore dhe shoqërore në vitin 2009.
Studoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, ku u diplomua më 2015 me gradën Doktor i Mjekësisë.
Përvoja Profesionale
* 2015 – 2016: Kryen praktikën mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke kaluar nëpër klinika të ndryshme si ajo e Internisë, Urgjencës, Kirurgjisë, Neurologjisë, Pediatrisë, Gjinekologjisë, Pulmonologjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
* 2017 – 2021: Punoi si mjek i përgjithshëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 4 në Prishtinë.
* 2021 – 2026: Shërbeu si specializant në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, ku u trajnua në procedura të tilla si torakocenteza, spirometri dhe asistencë në bronkoskopi. Në shkurt 2026 përfundoi specializimin dhe mori titullin Specialist i Pulmologjisë.
Gjatë specializimit dr.Astriti ka fituar përvojë në diagnostikimin dhe trajtimin e tuberkulozit, astmës bronkiale, sëmundjeve kronike obstruktive te mushkerive(Bronkitit kronik, emfizemës), infeksioneve, të mushkërive dhe pneumonisë, efuzionet pleurale, sarkoidozes, sëmundjeve intersticiale të mushkërive, apnesê së gjumit, kolles kronike etj.
Ka marrë pjesë nê konferencat dhe simpoziumet shkencore kombetare dhe nderkombetare.
Po ashtu ka marrë pjesë ne workshopin per Apnenë e gjumit.
Prej procedurave mjekesore diagnostike dhe terapeutike dr.Astriti kryen spirometrinë, echon e toraksit dhe torakocentezën diagnostike dhe terapeutike.
Publikime Shkencore
* Dr. Astrit Muçaj është bashkautor i artikullit origjinal shkencor: "Korrelacioni midis D-dimerit, shkallës së sedimentimit të eritrociteve dhe proteinës C-reaktive te pacientët me tuberkuloz" (DOI: 10.21608/MID.2025.429657.3290).
Anëtarësimet Profesionale
* ERS – Shoqata Evropiane e Frymëmarrjes
* ASPUKO – Shoqata e Pulmologëve të Kosovës
* OMK – Oda e Mjekëve të Kosovës
Gjuhët dhe Aftësitë
* Gjuha amtare: Shqip
* Gjuhët e huaja:
* Anglisht (Niveli C1)
* Gjermanisht (Niveli B2)